Gazeta Fakti: Adelina Ismaili përsëri theu Tabu
Disa ditë më parë Adelina Ismaili lansoi videoklipin e saj më të ri të titulluar ``Tribalb``. Kritikat rreth këtij videoklipi ishin të shumta por për Adelinën as që tingëllonin në vesh. Suksesi i këtij klipi u pa shumë mirë që në ditët e para nga interesimi i fansave të saj, duke u bazuar në faktin që klipi u klikua me të madhe në internet. Kënga është një mix popullor, e përpunuar profesionalisht nga Adelina ku përveqëse këndimit, ajo në këtë klip tregoi edhe talentin e madh që ka për aktrim.
Në klipin e saj të fundit, Adelina paraqitet me tetë personazhe, gjë që nuk është aspak e lehtë në rrethanat tona dhe padyshim se një klip të tillë mundet vetëm Adelina Ismaili ta realizoi. Mund të thuhet se klipi ``Tribalb``, është klipi më i mirë që ka realizuar Adelina ose ndonjë këngëtare tjetër shqiptare. E ashtëquajtura ``Diva Kosovare`` përsëri theu Tabu, sikur që jemi mësuar të shohim gjatë këtyre 24 viteve karrierë sa ka këngëtarja në fjalë.