Intervistė ekskluzive me Adelina Ismajlin pėr revistėn 'Nata' lidhur me albumin e ri „Feniks“

Intervistė ekskluzive me Adelina Ismajlin pėr revistėn 'Nata' lidhur me albumin e ri „Feniks“
Intervistė ekskluzive me Adelina Ismajlin pėr revistėn 'Nata' lidhur me albumin e ri „Feniks“
Pas njė pauze disavjeēare Adelina Ismaili mbush me publik diskotekat zvicerane Mė 28 qershor nė ambientet e diskotekės „Ulpiana Klub“ nė Vilnev (Villeneuve) u bė pėrurimi i albumit tė ri tė Adelina Ismailit me titull „Feniksi“. Paraqitja e performacave tė Adelinės, nė pėrcjellje atraktive edhe nga katėr bashkėpunėtorėt e saj ishte njė shou i vėrtet qė mahniti rreth njė mijė adhurues tė klubit Ulpiana.

Nata: A mund ta pėrshkruani albumin tuaj “Feniksi”, ēka e karakterizon atė dhe cilat kėngė do t'i veēonit?

Adelina Ismaili: Po, patjetėr. Albumi i ri mbase ėshtė edhe njė uvertyrė e jetės sime tė sėrishme nė skenėn publike muzikore, pas njė periudhe goxha tė gjatė pėr njė kėngėtare. Ndėrkaq nė pyetjen se cilėn kėngė do ta veēoja, pa dyshim se do tė pėrcaktohesha pėr kėngėn me titull “Diva”.

Nata: Pse pikėrisht “Diva”?

Adelina Ismaili: “Diva“ sepse ėshtė kėngė qė unė, faktikisht, ia kam kushtuar vetvetes. Brenda saj ka shumė pesimizėm, kisha me thėnė. Ma merr mendja se secila kėngėtare nė rruzullin tokėsor ka momente pesimizmi nė jetėn e vet. Nga ky album kisha veēuar edhe kėngėn Mundus eversus pėr faktin qė ėshtė tekst i Pjetėr Bogdanit edhe qė ne si popull duhet tė vetėdijesohemi pėr rolin e vlerave tona, qoftė letrare, qoftė muzikore. Mandej, patjetėr e kisha pėrmendur edhe kėngėn „Sepse je ti“ qė ėshtė njė kėngė e cila ka harmoni nė vete. Dhe gjithsesi edhe kėngėn “Trimit tim” ku ėshtė Filharmonia e Universitetit tė Tetovės, ėshtė kori, ka ekzekutim tė gjallė me instrumente etj, etj.

Nata: Kush ju ka ndihmuar nė komponimin dhe realizimin e albumit?

Adelina Ismaili: Ndihma kryesore, bartja kryesore e suksesist apo mossuksesit tė albumit janė Florent Boshnjaku, kompozitor dhe producent muzikor i albumit, Virusi-Nexhat Mujolli, anėtar i grupit muzikor “Elita 5”, realizator i kėngės “Trimit tim”. Gjithashtu edhe Florian Mumajesi nga Shqiperia.

Nata: A ishte performaca e sontme premierė kėtu nė Zvicėr?

Adelina Ismaili: Nė fakt po. Gjithmonė, prej momentit kur e kam nisur albumin, e kam pasur synim qė nėse bėhet promovimi kjo do tė ndodhė nė Ulpiana Klub.

Nata: Pse pikėrisht Ulpiana Klub?

Adelina Ismaili: Ka qenė korrektėsia e bashkėpunimit paraprak dhe afėrsia me pronarėt e Ulpiana Klub. Ndoshta, duke u nisur pėr faktin qė kam tė bėj me njė gjeneratė tė re organizatorėsh, pa pretenduar ndonjė konflikt gjeneratash, mirėpo thjesht pėr tė vėnė nė spikamė njerėzit qė shou-biznesin e kuptojnė si art dhe jo si biznes tė ndytė. Pra, kjo ėshtė arsyeja kryesore pse e zgjodha Ulpiana Klub. Pastaj, dorėn nė zemėr, ka ndodh edhe njė afėrsi shoqėrore me pronarėt, me punėtorėt; njė punė vetėmohuese prej deri nė 20 orė nė ditė gjatė njė pune intensive pesėditore.

Nata: A ka Adelina ndonjė adresė tė caktuar nė Zvicėr?

Adelina Ismaili: Po, Adelina ka adresė. E thash ajo ėshtė Ulpiana Klub. Nė fakt prej momentit kur ka nisur koncerti nė Ulpiana Klub, ėshtė pra ai qė merret me menaxhimin e koncerteve, me prezantimin ose pėr ēkado qė ka tė bėjė me Adelinėn skenike. Pra, gjithēka shkon via Ulpiana Klub.

Nata: Nė disa kėngė tė albumit tuaj mbase kishte edhe paksa pesimizėm. Megjithatė ju arritet qė mysafirėt t'i bėni mjaft tė hareshėm. Ku ėshtė sekreti i kėsaj?

Adelina Ismaili: Nė momentin qė mysafiri vjen nė njė mbrėmje ai ka ardhur qė tė mos ballafaqohet me pesimizėm, sepse unė nisem prej vetvetes; nėse unė dua tė shkoj nė diskotekė, atėherė shkoj pėr t'u ēlodhur dhe pėr t'u kėnaqur, thjesht pėr ta hequr stresin nga vetja. Prandaj, tė them figurativisht, ka pasur disa tekste pesimiste, por nė tė cilat ka melodi shumė ritmike nė vete, ka kontradiktė nė kėngė. Ka qenė gjithmonė ėndėrr imja, por, besoj, edhe e ēdo artisti shqiptar pėr t'u vetėdijesuar, mė sė shumti, rinia jonė. Pastaj duhet pasur kujdes, sepse nuk guxoj ta zhgėnjej njeriun qė ka ardhur tė kėnaqet nė diskotė. D.m.th. ne vetė jemi nė shėrbim tė publikut. Sepse bileta ka ēmim.


Nata: Nė Ulpiana Klub pati kryesisht tė rinj, por edhe tė moshuar?

Adelina Ismaili: Kjo ka qenė kėnaqėsia ime mė e madhe, sepse tė keshė admirues rininė, njerėzit qė ndoshta nuk kanė lindur kur Adelina ka filluar tė kendojė, kjo vėrtet ėshtė diēka qė njeriu e ėndėrron tėrė jetėn. Por, nė anėn tjetėr kur e sheh tė pranishėm njė njeri tė moshuar i cili ka shumė dijeni dhe eksperiencė dhe i cili ka gjetur diēka nė kėngėn tėnde dhe dėshiron ta dėgjojė, dėshiron ta shohė mėnyrėn e perfomimit tė asaj kėnge, atėherė ajo, sinqerisht, ėshtė diēka qė do ta dėshironte secili artist, pra jo vetėm kėngėtari, por edhe aktori, piktori etj.

Nata: Albumin tuaj e titulluat „Feniks“. Pėrse pikėrisht e zgjodhėt kėtė titull?

Adelina Ismaili: Po, albumi quhet “Feniks”. Faktikisht, Feniksi nė mitologji njihet si njė krijesė qė kur e plagosin apo e vrasin ai shndėrrohet nė hi e pluhur dhe pas njė kohe kthehet mė i fortė nė jetė. Kjo ka qenė njė autoterapi, pėr ta pėrjetuar veten nė atė mėnyrė d.m.th. qė njeriu nuk guxon tė dorėzohet. Pra, jo qė tė mė sfidojė fati mua, por qė unė ta sfidoj fatin.

Nata: A lidhet kjo me pauzėn tuaj?

Adelina Ismaili: Po patjetėr, patjetėr.

Nata: Dhe, ju konsideroni se Feniksi tash ėshtė kthyer prej pluhurit nė njė krijese tė fortė e ajo ėshtė Adelina Ismaili e cila sėrish do ta pushtojė skenėn muzikore?

Adelina Ismaili: Paj, unė do tė thosha se tani Feniksi (unė) ėshtė nė ngritje dhe se ēka do tė ndodhė mbetet pėr t'u parė. Unė ndihem e fortė dhe do tė veproj, pa dyshim!


Nata: Keni ndonjė paqyrim pėr diasporėn e cila ende vazhdon tė flasė shqip e sidomos tė vallėzojė shqip, veē tjerash edhe falė estradave tė ndryshme muzikore. Si mund tė vazhdohet me kėtė traditė?

Adelina Ismaili: Si Adelinė dhe kėngėtare kisha me apelue, me i lutė e me i pėrgjėrue tė gjitha familjet shqiptare nė diasporė qė mos me i humb traditat dhe gjuhėn, pra mos tė asimilohemi. E keni vėrejtur se kohėn fundit, dhjetvėjeēarin e fundit i kam aplikuar vallet tona, veshjen tonė kombėtare nė skenė pėr mos me e harrue gjenezėn tonė, atė ēka ėshtė jona, sepse ėshtė e pastėr, ėshtė e mirė. Nuk po dua me luajt kėtu njė foklorizėm patriotik, nė asnjė mėnyrė. Ėshtė vetėm njė realitet, tė cilit nuk guxojmė me i ik. Prapė po them sė unė apeloj, lutem, pėrgjėrohem qė tė mos asimilohemi. Dhe kur i shoh njerėzit nė mbrėmje rinore, atėherė unė jam njeri shumė i lumtur dhe kam shpresė qė gjeni ynė nuk po humbet.

Nata: Pa dyshim Adelina i ka simpatizantėt edhe jashtė Zvicrės, nė vende tė tjera tė Evropės, sidomos nė Kosovė. A mendoni qė ky album do tė prezantohet edhe tjetėrkund?


Adelina Ismaili: Nė Kosovė tashmė ky album ėshtė prezantuar. Faktikisht ėshtė nė shitje. Nuk kam arritur ta promovoj ndokund si pasojė e zhvillimeve tona politike, tė cilat neve na e shkatėrrojnė edhe mbijetesėn. Nė Shqipėri kam arritur t'i bėj publicitet pėrmes intervistash televizive. Si premierė, si dukje, si interpretim ėshtė bėrė vetėm kėtu nė Zvicėr, nė Ulpiana Klub.

Nata: Sonte lejuat edhe regjistrimin filmik nga firma Reklama.ch. A lejoni qė tė publikohet ky incizim?

Adelina Ismaili: Po, patjetėr. Ishte kėnqesi e madhe pėr mua. Rrallė mė ka ndodhur qė tė vėrej njė angazhim tė kėtillė tė kameramanėve. Kam qenė e fascinuar. Kjo ishte kėnaqėsi dhe privilegj pėr mua qė kameramani thjesht tė vrapojė pas meje, nė kėrkim tė regjistrimit tė ēdo lėvizjeje timen. Pėr kėtė e falėnderoj Kujtim Aliun, pėrkatėsisht firmėn Reklama.ch, si dhe juve pėr intervistė.

# Posté le samedi 31 octobre 2009 13:33

Llegenda Shqiptare

Llegenda Shqiptare

# Posté le vendredi 30 octobre 2009 08:42

Adelina dhe Shpati ne toplisten e videove me te shikuara

Adelina dhe Shpati ne toplisten e videove me te shikuara
Tre vendet e para nė listėn e videove mė tė shikuara nė youtube shkojnė tek kėngėtarėt kosovarė. Ēuditėrisht mė i klikuari ėshtė Shpat Kasapi dhe videoja e kėngės “Sonte do tė pi”. Edhe pse disa nga bukuroshet shqiptare e kosovare kanė lanccuar kėngė tė reja nė kėtė fillim viti njė mashkull ka arritur tė tėrheqė mė shumė vėmendjen e publikut. kėshtu videoklipi i Shpatit ka qenė mė i shikuar edhe nė raport me videot e reja tė Adelinės, Zanfinės, Ciljetės apo Ingrit Gjonit. Nė vendin e dytė qėndron sėrish njė bashkėpunim kėngėtarėsh kosovarė.

Kėnga “All Night” e kėnduar nga Etno Engjujt, Lyrical Son, Kaos, Besnik Qaka ka lėnė pas nė vendin e tretė klipin e kėngėtares sė njohur kosovare Adelina Ismajli dhe kėngėn dedikuar tė dashurit tė saj, “Trimit tim”. Megjithatė duke llogaritur faktin, qė tė gjitha kėto klipe nuk janė postuar nė internet nė tė njėjtėn kohė, vlen pėr t'u theksuar qė klipi i Adelina Ismajlit ka pasur numrin mė tė madh yt klikimeve nė harkun mė tė shkurtėr kohor. 46.814 vizitorė brenda 10 ditėve, ndėrsa klipet e vendit tė parė dhe tė dytė, kanė mė shumė se njė muaj, qė qėndrojnė nė internet. Sipas albaniac, qė publikun tė dhėnat nė internet, videoja e Shpatit numėron 84.228 klikime, vendi i dytė shėnon 47.111 vizita dhe Adelina ka tėrhequr vėmendjen e 46 814 fansave. Mė pas renditen Adrian Gaxha dhe Tamara Vrcak, Zanfina Ismaili, Blero dhe Leonora Poloska, Genta, Big Mama, Ciljeta dhe Ingrit Gjoni.

Burimi: Panorama Plus

# Posté le jeudi 29 octobre 2009 17:26

Kėngėtarja Zanfina Ismaili ėshtė duke e pėrgatitur njė kėngė tė re me Rap-DJ-in e njohur kosovar, DJ Blunt.

Kėngėtarja Zanfina Ismaili ėshtė duke e pėrgatitur njė kėngė tė re me Rap-DJ-in e njohur kosovar, DJ Blunt.
Kėngėtarja Zanfina Ismaili ėshtė duke e pėrgatitur njė kėngė tė re me Rap-DJ-in e njohur kosovar, DJ Blunt.
Sipas njė burimi tė afėrt me Zanfinėn, kėnga ka pėrfunduar se incizuari nė studio, ndėrkaq tani ajo ndodhet pėr “mastering” nė studion e kompozitorit Enis Presheva.

“Po ashtu, kėngės pritet qė t'i realizohet edhe videoklipi, i cili do tė transmetohet nėpėr televizione shqiptare gjatė fundvitit”, ka thėnė ky burim.

Zanfina, po ashtu, do tė kėtė njė fundjavė tė ngjeshur me aktivitete tė ndryshme nėpėr Kosovė, por edhe jashtė saj. Ajo pritet qė tė kėndojė nė Zvicėr gjatė kėsaj periudhe.
Ndėrkohė videoja e saj vjen pak kohė pas videos sė Adelina Ismailit, e cila pritet qė po ashtu tė jetė nė Kosovė gjatė kėsaj periudhe.

Zanfina ėshtė njėra prej kėngėtarėve qė ėshtė e dhėnė pas “party”-ve tė ndryshme nė Prishtinė.

Ajo shpesh del nėpėr Prishtinė me shoqe dhe rrallė shihet nė shoqėri me djem...

# Posté le mercredi 28 octobre 2009 04:48

Modifié le mercredi 28 octobre 2009 18:19